Duke e përshkruar Londrën si qytetin e “tolerancës, pranimit dhe diversitetit”, kryetari i Londrës, Sadiq Khan, tha të mërkurën se Presidenti Donald Trump nuk është i mirëpritur.
Deklarata me shkrim e Khan erdhi pasi Asambleja e Londrës e pyeti se si kryeqyteti do të përgatitej për një vizitë zyrtare shtetërore nga Trump.
“Si kryetar i bashkisë, gjithmonë do të flas për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e londinezëve. Unë kam kërkuar më parë nga Theresa May për të anuluar ofertën e saj të keq-gjykuar të një vizite shtetërore drejtuar Presidentit Trump, “tha Khan.
“Pas incidentit të fundit, ku Presidenti Trump e përdori Twitter-in për të promovuar një grup ekstrem, që ekziston vetëm për të mbjellë ndarje dhe urrejtje në vendin tonë, është e qartë se asnjë vizitë zyrtare këtu nuk do të mirëpritej”, shtoi ai.
Khan deklaroi se populli britanik dhe ai vet e duan Amerikën dhe amerikanët, por komentet e fundit të Trump kundërshtojnë qëndrimin e Britanisë ndaj racizmit dhe urrejtjes. /MESAZHI/