Loret Sadiku është rikthyer në futbollin turk dhe atë te skuadra e Kasimpashas. 32-vjeçari, të hënën është prezantuar te skuadra elitare e Turqisë, me të cilën ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026.
Ai te Kasimpasha është transferuar nga Hammarby i Suedisë, pjesë e të cilit ishte prej fillimit të vitit 2022.
Sadiku e njeh mirë Kasimpashan pasi për këtë skuadër ka luajtur për pesë vjet përpara se të rikthehej në Suedi. “Loret Sadiku, i cili e ka bartur fanellën e Kasimpashas prej vitit 2016 deri në vitin 2021, është rikthyer te Kasimpasha”, ka shkruar ekipi turk në prezantimin e Sadikut.