Një kompani nga Xhideja, Saudi, në një raport të saj ka vlerësuar se në botë ka afër 3.6 milionë xhami, apo për çdo 500 muslimanë ekziston një xhami.
Në raporton e kësaj kompanie konsultative që e ka bërë bashkë me Qendrën për hulumtime të ekonomisë Islame në Dubai, qëndron se rritja vjetore e xhamive është 1.3 % që është një tregues se në vitin 2019 numri i xhamive në botë do të arrij deri në 3.85 milionë.
Fakt interesantë në këtë raport është ajo se numri i xhamive nuk e shoqëron edhe nevojën reale të tyre në botë, sepse numri i rritjes së popullsisë muslimane në botë është më i madh se rritja e numrit të xhamive. Një shembull i këtillë është Evropa ku numri i xhamive nuk e shoqëron rritjen e muslimanëve.
Në Britani jetojnë dy milionë muslimanë, çka përbën 5% të popullatës së përgjithshme ndërsa kanë afër një mijë xhami, kështu në një xhami vijnë rreth dy mijë besimtarë.