Sa shqiptarë ishin në administratën Osmane?

Sipas studiueses- orientalistes Ayten Krasniqi’Ardel, në intervistën dhënë Pashtriku-t, postuar në Orientalizmi Shqiptar, gjatë kohës së Abdyl Hamitit të Dytë, 1878-1909, administrata e P. Osmane ka numëruar 62,000 nëpunës, prej të cilëve 11, 400 kanë qenë ballkanas (të lindur në Ballkan), ku pjesa dërmuese e tyre rezulton të jenë shqiptarë.

Pra, pjesa dërmuese i bie të jetë diku rreth 10.000 shqiptarë në administratën e P. Osmane.
Dhe për të gjithë nëpunësit, sipas Ayten Krasniqi’Ardel, Arkivi osman në Stamboll posedon CV-të.
Me emra e me mbiemra.
Mahnitëse!
Dhe ky studim ende nuk po e sheh dritën!!!
E pabesueshme !

Projekti

“Është një projekt që më është dashur 5 vjet për ta përgatitur, por që për fat të keq akoma nuk kam gjetur mjetet e duhura financiare për t’ a nxjerrë në dritë gjithë këtë punë” thotë Ayten Krasniqi’Ardel.
Çfarë pengese duhet të paraqesin mjetet për të dalë e vërteta në shesh ?!
Duhet.
Duhet të kontaktohet znj. Ayten Krasniqi’Ardel , dhe të mos pyetet për çmimin.
Duhet të gjinden mjetet.

Keq interpretimet

Le të interpretojnë pastaj këto fakte anti muslimanët, duke thënë se, të gjithë ata 10 mijë nëpunës kanë qenë tradhtar.
Sikur kur thonë se, është e vërtetë se në kohën e P. osmane, në trevat shqiptare ka pasur rreth tre mijë shkolla për arsimimin e shqiptarëve, por “ kanë qenë në gjuhën turke”.
Le të mundohen ata të keqinterpretojnë dhe të shtrembërojnë.
Faktet janë fakte.
10.000 shqiptarë në Administratën e P. Osmane.
15 % !
Vetm në një kohë.
Le të thonë pastaj se ajo ishte armike.
Sikur që thonë, edhe për sipërfaqen prej 110.000 km 2 , sa kishte Shqipëria në kohën e P. Osmane, se atëherë ishim me keq se tani, kur 70.000 km 2 të sipërfaqes së Shqipërisë kanë mbetur në posedim dhe pronësi të armiqve të vërtetë!

Mirë kanë thënë ata që kanë thënë se, Historia nuk mund të fshihet, por interpretimi bëhet keq.
Mbrapsht!
Prandaj duhet kthyer mbarë, se është përmbysur.
Shumë.
Që moti.