Sipas të dhënave të Eurostat-it, flukset hyrëse nga jashtë përbëjnë përqindjen më të madhe të PBB-së së Shqipërisë, pastaj renditen Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Të dhënat e Eurostat-it, për vitin 2021, tregojnë se banorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dërguan 37,7 miliardë euro në vendet jashtë BE-së.
Kjo paraqet një rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin 2020 kur u dërguan 34 miliardë euro. Krahasuar me vitin 2015, flukset hyrëse nga BE-ja drejt vendeve që nuk janë pjesë e Unionit u rritën me 47 për qind. Këto përllogaritje përfshijnë edhe tri vende nga rajoni: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Sa marrin transfertat nga PBB-ja?
Eurostat-i llogariti gjithashtu se sa përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vendet jashtë BE-së merret nga flukset hyrëse nga jashtë, duke përfshirë tri vendet nga Ballkani Perëndimor.
Sipas këtyre të dhënave, hyrja monetare nga BE-ja në Shqipëri është më e lartë dhe arrin në 6,7 për qind të PBB-së, në Mal të Zi 6,1 për qind, kurse në Maqedoninë e Veriut arrin në 2,8 për qind të PBB-së.
Sa para dërgon diaspora?
Sa u përket mjeteve të dërguara nga diaspora në vendet e rajonit, ato janë kryesisht në rritje. Sipas Bankës Qendrore, në vitin 2022 në Kosovë janë dërguar 1,22 miliardë euro, që është 69,4 milionë euro më shumë se në vitin 2021.
Dërgesat e disaporës në Shqipëri, për vitin 2021 kanë qenë 1,15 miliardë euro.
Në vitin 2022, emigrantët dërguan 350 milionë euro në Maqedoninë e Veriut. Ajo e kalon shumën e para pandemisë me 221 milionë euro.
Diaspora në Mal të Zi në vitin 2021 ka dërguar 631 milionë euro, që është 111 milionë euro ose 21,5 për qind më shumë se një vit më parë.
Sipas Bankës Qendrore të Bosnjës e Hercegovinës, në vitin 2021 remitancat nga jashtë arritën në 3 miliardë marka të konvertueshme ose 1,53 miliardë euro, që është 255,6 milionë euro më shumë se në vitin 2020.
Sipas Bankës Popullore, në dhjetë muajt e vitit 2022 në Serbi janë dërguar 4,2 miliardë euro, që është pothuajse dy herë më shumë në krahasim me vitin 2021.
Në vitin 2021, Eurostat-i gjithashtu regjistron transferta në vendet nga vendet anëtare të BE-së përreth më shumë se 1%. Pra, në Kroaci ato arrijnë në 2,7 për qind të PBB-së dhe në Bullgari 1,6 për qind. /trt