Ballina Arritje Teknologji Sa orë duhet ta mbushni baterinë e celularit

Sa orë duhet ta mbushni baterinë e celularit

Me siguri se ju ka rastisur të blini një celular të ri dhe dikush t’ju thotë se para se ta përdorni për herë të parë, është e rekomandueshme ta mbushni baterinë gjatë tërë natës apo për më shumë se gjashtë orë.

Megjithatë, ky është një mit që duhet thyer, pasi që celularët e sotëm nuk kanë nevojë të mbushen për orë të tëra para përdorimit të parë, përveç nëse bateria e tyre në fillim është 2-3 për qind – pra, në këtë rast rekomandohet ta mbushni deri në 100% dhe pastaj ta përdorni, transmeton Telegrafi.

Rekomandimet se bateria e celularit duhet të mbushet për orë të tëra janë nga koha kur në përdorim ishin bateritë ‘NiMH’, të cilat kishin kërkesa të caktuara sa i përkiste cikleve të mbushjes/shkarkimit, por ato rekomandime nuk vlejnë në bateritë e sotme Lithium.

Vlen të ceket një fakt interesant i kompanisë ‘Apple’ – Steve Jobs e kishte vërejtur një zhgënjim tejet të madh te konsumatorët, të cilët e blinin një pajisje të re të mahnitshme, por që u duhej të pritnin disa orë për ta mbushur baterinë para se ta përdornin.

Prandaj, Apple qysh nga atëherë i mbushë bateritë e pajisjeve të veta në fabrikë, duke u mundësuar konsumatorëve ta përdorin pajisjen në momentin që e blenë./Mesazhi/

Exit mobile version