Ballina Kuriozitete Sa një top ping-pongu, boronica hyn në rekordet Guinness

Sa një top ping-pongu, boronica hyn në rekordet Guinness

Një fermë në Australi ka shënuar rekord për boronicën më të madhe në botë me përmasa sa një top ping-pongu.

Ekzemplari është thuajse 4 cm i gjerë dhe peshon 20.4 gramë, rreth 10 herë më shumë se një boronicë e zakonshme.

Rekordi më parë mbahej nga një boronicë 16.2 gramë në Australinë perëndimore.

Boronica i përket një varieteti të ri të zhvilluar nga Costa Group për të plotësuar kërkesat e klientëve për boronica më të mëdha. Brad Hocking thotë se nga ky varietet përftohen gjithnjë fruta të mëdha, por kushtet për rritjen e tyre kanë treguar një ndryshim të habitshëm gjatë mbledhjes së tyre. Punonjësit vunë re disa boronica të mëdha, por u habitën kur i peshuan.

“Deri në momentin që i vumë në peshore nuk e kishim kuptuar se ç’gjetëm. Fruri që shënoi rekord ishte sigurt më i madh, por mblodhëm edhe 20 të tjera ose  më shumë atë mëngjes që do ta kishin thyer rekordin e mëparshëm”.

Pas 12 javësh, kohë gjatë së cilës ka qëndruar në ngrirje, boronica është certifikuar nga Libri i rekordeve Guinness si më e madhja e regjistruar ndonjëherë.

Exit mobile version