Sa kushton Çanta më e shtrenjtë në botë?

Çmimet marramendëse në ankande të ndryshme, shpesh janë krejt të paimagjinueshme për shumicën.

Objekte të shumëllojshme blihen me qindra mijëra dollarë, nga koleksionistë pasanikë, të fiksuar pas këtij fenomeni, shkruan Bordo.al.

Së fundmi, çanta Hermes Birkin është shitur në një ankand në Hong Kong, për plot…380,000$!

Po, e lexuat mirë. Blerësi anonim ka thyer pritshmëritë e prodhuesve, të cilët kishin vendosur një limit çmimi, nga 193,000$-258,000$.

E veçanta e kësaj çante qendron tek materiali: lëkura e krokodilit, punohet në mënyrë artizanale, me funksionin i dizenjos së jashtme.

Kapëset e rripave janë prej ari (18 karatësh) dhe të zbukuruara me 205 diamantë të vegjël.

Të tilla çanta prodhohen vetëm dy në vit, për shkak të materialit unik. Kuriozë jemi të mësojmë blerësin, gjithsesi…./Mesazhi/