Në qoftë se jeni duke vuajtur nga dhimbje të kokës, abdominale apo diçka e tillë, mund të përdorni një paracetamol apo ibuprofen.
Që nga moment kur e konsumoni ilaçin duhen të kalojnë 30 minuta që dhimbjet të lehtësohen.
Kjo është kohë që stomaku ka nevojë të shpërbej dhe të absorboj tabletën.
Ndërsa për ilaçet anti-inflamatore, siç është ibuprofen, nevojiten deri në tre javë që të merrni tërësisht përfitimet dhe të liroheni nga sëmundjet kronike.
Përdorimi i ilaçeve preferohet pas ushqimit në mënyrë që të mos irritohet stomaku.
Ndërsa në qoftë se dëshironi efekte më të shpejta, përdorni ilaçet në formë të lëngshme, kjo ngaqë stomaku e ka më të lehtë tretjen si dhe ngaqë veçse ilaçi është i shpërberë, do t’i ndjeni efektet më shpejtë./Mesazhi/