Ballina Jeta Shëndetësi Sa kalori i duhen trupit çdo ditë?

Sa kalori i duhen trupit çdo ditë?

Kaloritë janë një term me të cilin abuzohet shumë, sidomos për njerëzit që kanë nevojë të dobësohen. Ekspertët sqarojnë se kaloritë janë shumë më tepër se një njësi matëse e një ushqimi që të shëndosh. Në terma ushqimorë, kaloritë janë sasia e energjisë që ofron një ushqim.

Sa Kalori Ju Nevojiten Në Ditë

Sipas udhërrëfyesve të Departamentit të Ushqimit në Shtetet e Bashkuara, një grua ka nevojë për 1,600-2,400 kalori në ditë. Burrat nga ana tjetër kanë nevojë për 2000-3000 kalori në ditë. Sidoqoftë, sasia e saktë e kalorive për një njeriu është në varësi të këtyre faktorëve:

• Mosha,

• Pesha,

• Gjatësia,

• Stili i jetesës,

• Shëndeti

• Aktiviteti fizik

Me kalimin e moshës, ritmi i metabolizmit të njeriut ngadalësohet shumë. Kjo pakëson edhe nevojën e njeriut për energji. Për shembull, vajzat nga 19-25 vjeë kanë nevojë për deri në 2000 kalori në ditë. Pas moshës 51 vjeëare, sasia e nevojshme e kalorive zbret në 1600.

Djegia e Kalorive Në Mënyrë Të Shëndetshme

Trupi i njeriut ka nevojë për energji që të funksionojë. 20 pëqind e energjisë që marrim nga ushqimet (pra kaloritë) janë të nevojshme për trurin. Pjesa tjetër është për funksionet bazë siç është qarkullimi i gjakut, tretja dhe frymëmarrja. Ekspertët, thonë se njeriu mund të djegë kalori edhe duke ngrënë shëndetshëm, pa qenë domosdoshmërisht në dietë.

Mëngjesi duhet ngrënë rregullisht. Sigurohuni që të konsumoni proteina për një ngopje më të gjatë.

Vaktet e tjera të ditës duhet të jenë të rregullta. Kësisoj do të humbisni më shumë kalori.

Mos harroni rregullin e artë të pesë frutave dhe perimeve në ditë. Ato janë të pasura me fibër.

Hani më shumë kalori që digjen ngadalë. Thjerëzat dhe yndyrnat e shëndetshme siç është avokadoja, kërkojnë më shumë kohë që të çlirojnë energji. Kësisoj nuk do t’ju marrë uria shumë shpejt.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për djegien e kalorive të tepërta ndaj nuk duhet ta anashkaloni.

Uji është gjithashtu i dobishëm për të ruajtur peshën ideale. Shmangni lëngje dhe pije të tjera jo të shëndetshme.

Racionet, janë një aspekt i nevojshëm që duhet marrë në konsideratë. Zvogëlimi i racioneve do ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme./AgroWeb.org

Exit mobile version