Ka në të zjarrin: epshin, urinë, zemërimin, urrejtjen, smirën dhe mllefin.
Dhe ka gjithashtu dritën: faljen, tolerancën, durimin, mirëkuptimin dhe mallin për Dritën më të madhe prej nga ka ardhur.
Ka nga balta: mekanizmin, përsëritjen, ngurtësinë, monotoninë, prirjen për të mbetur në vend, përgjumjen, përtacinë, paaftësinë për ndryshim, rëndesën dhe rënien.
Dhe ka edhe nga shpirti: lirinë, hapjen, transparencën, krijimtarinë, fluturimin, imagjinatën dhe bukurinë.
Dhe shpirti nuk lind as zjarr, as dritë, as baltë, e as frymë… por lind si një mundësi – e aftë të ngjitet apo të zbresë në secilën nga këto shkallë.
Nëse secili nga ne vështron veten me objektivitet të thellë dhe hedh sytë drejt brendisë së tij me neutralitet absolut, do të vërejë se ai ndodhet në një gjendje të vazhdueshme lëkundjeje midis këtyre shkallëve – duke u ngritur e duke rënë, nga çasti në çast, nga dita në ditë, nga një gjendje ndjenjash, në një gjendje mendore, në një gjendje epshore, e deri në një pastërti shpirtërore…
——-
Nga: Dr. Mustafa Mahmud, në librin e tij: “الروح والجسد” (Shpirti dhe Trupi).
Hoxhë Vladimir Kera