Ballina Kuzhinë Sa gjatë guxoni ta ruani mishin në frigorifer?

Sa gjatë guxoni ta ruani mishin në frigorifer?

Para shpikjes së frigoriferit, bora dhe moti i ftohët kishin qenë mënyra e vetme për ta mbajtur ushqimin të ftohët.

Në mënyrë për t’i ruajtur ushqimet, ata të cilët jetonin në klima më të ftohta krijonin ‘frigoriferë’ duke shpuar gropa të thella në tokë, dhe i mbushnin me borë, transmeton Telegrafi.

Por në mes të viteve të 1800’ta, frigoriferi ishte shpikur. Dhe pavarësisht se morri kohë derisa u bë pjesë e pandashme e shtëpive, kjo pajisje e ndryshoi krejtësisht mënyrën se si konsumojmë dhe hamë ushqim.

Në ditët e sotme ne i marrim frigoriferët si të garantuar, por ende nuk dimë t’i shfrytëzojmë maksimalisht.

Shumica prej nesh vendosim mish apo pulë në frigorifer për ta parandaluar prishjen. Por pastaj çfarë? Sa herë ka ndodhur ta keni hedhur po të njëjtin mish në bërllok, sepse nuk keni qenë të sigurt se sa gjatë ka qëndruar aty – ose sa gjatë frigoriferi mund t’i mbajë mishrat e freskët.

Ekspertët tregojnë se frigoriferët mund ta ruajnë mishin për një kohë të gjatë, e veçanërisht nëse përdorni qese që mbyllen.

Sa gjatë mund t’i ruani llojet e ndryshme të mishit:

  1. Shpendët e gatuar – 4 muaj
  2. Pjesët e pa gatuara të shpendëve – 9 muaj
  3. Mishin e gatuar – 2 deri në 3 muaj
  4. Biftekët e pa gatuar – 4 deri në 12 muaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version