Sa filxhan kafe lejohen gjatë shtatzënisë?

Ka plot gjëra që nuk rekomandohet t’i konsumonigjatë shtatzënisë.

Por, a jeni të lejuara të pini kafe gjatë kësaj periudhe, apo duhet ta shmangni këtë pije të mrekullueshme?

Për adhurueset e kafes të cilat nuk mund të jetojnë pa kafeinë, lajmi i mirë është se mund të pini kafe gjatë shtatzënisë.

Sidoqoftë, fatkeqësisht duhet ta kufizoni sasinë e kafeinës që e konsumoni, pasi që nivelet e larta të konsumimit të kafeinës gjatë shtatzënisë janë ndërlidhur me një peshë të vogël të bebes kur të lind.

Sipas agjencive të shëndetësisë, sasia e rekomanduar e kafeinës për gratë shtatzëna është 200mg.

Duhet të keni parasysh se edhe pijet tjera përmbajnë kafeinë – p.sh., një kënaçe Coca-Cola përmban 40mg kafeinë, ndërkaq një gotë çaj përmban 75mg kafeinë.

Mbani në mend se ekspertët gjithashtu këshillojnë t’i konsumoni më pak se katër çaja të gjelbër ose bimor në ditë.  /Telegrafi/