Ballina Artikuj Sa eshte i konsumuar, mos e vet se t kallxon vet.

Sa eshte i konsumuar, mos e vet se t kallxon vet.

Mr.sci. Saad Riza Gashi

“Kafshet shtojne peshe duke ngrene ushqim, ndersa egoja e njeriut rritet duke degjuar levdata per veten, siç thote, “ai ndjehet i frymezuar” duke pritur lavderimet e veta”. Rumi

Ështe bere trend neverites qe njeriu te ndjehet i kenaqur duke u imponuar dhe vleresuar me çdo kusht. Pra, kemi nje shperfaqje te pakontrolluar te syefaqesise, apo ” idhujtarise se fshehur”, e qe ne esence eshte negacion i sinqeritetit.
Me e keqe dhe me neveritese se kjo eshte, kur disa njerez, imponimin e tyre me postime te shpeshta dhe te tepruara, (per tema qe kurkush nga ata asnjehere nuk kerkon mendim), ia bashkangjesin gati çdo dite edhe fotot e tyre!
Lerini more fotot, se jo tjereve, po as qendres per leternjoftim ska me i interesu asnjehere fotoja e jote ma, sepse e ke lerernjoftimin e perhershem, d.m.th, e ke honger je plake, heeej.
Nuk e di se si mund te behen aq te bezdisshem. Kjo forme e mendjemadhesise, ne gjuhen arabe quhet Uxhb, e qe nenkupton vetadmirim, vetpelqim, dashuri e tepert ndaj vetes dhe narcizem. Goxha iu kane afruar egolatrise, adhurimit te vetes. Është diqka krejt e kundert me ate qe ne fakt si besimtarë, duhet te lutemi çdo dite, bile para se me linde dielli: kunder syefaqesise, mendjemadhesise, mburrjes, fames dhe semundjeve tjera te zemres. Ose nuk i bene kto lutje kurre, ose nuk ka sinqeritet ne lutje, oseeee, ku me dite qfar ushqimi han !
Me çdo kusht deshirojne te behen te rendesishem, ndersa çdo dite, vet na e deshmojne te kunderten !
Sa eshte i konsumuar, mos e vet se t kallxon vet.

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Exit mobile version