Sa duhet pritur pas abortit për një shtatzëni të re

Se sa kohë duhet pritur pas një aborti përpara se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë përsëri është debatuar për vite me radhë, ku mjekë të ndryshëm kanë shfaqur mendime të ndryshme që variojnë nga një në gjashtë ose më shumë se gjashtë muaj.

Aborti është një dukuri shumë e shpeshtë. Të paktën 15-25% e shtatzënive do të përfundojnë me abort dhe me rritjen e moshës së gruas kjo përqindje rritet. Shumë gra nuk janë të vetëdijshme për këtë përqindje të lartë të shtatzënive që dështojnë. Aborti mund të jetë dhimbja më e vetmuar dhe mendimi se kur duhet të provohet përsëri është një ndjenjë e shpeshtë te gratë që abortojnë.

Një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën ‘Obstetrikë dhe Gjinekologji’ përfshiu 541 gra që kishin përjetuar një abort të kohëve të fundit dhe u pyetën nëse periudha e shtatzënisë pas abortit ndërlidhet me rrezikun e përsëritjes së abortit. Hulumtuesit zbuluan se një abort jo domosdoshmërisht rrit rrezikun e një aborti tjetër dhe këshillimi i grave që ta shtyjnë ngjizjen pas një aborti është e pabazuar, pasi që rreziku më i ulët i një aborti pasues ndodhi te gratë që pritën më pak se tre muaj që të mbesin shtatzënë përsëri. Prandaj nuk është e nevojshme të pritet një numër i caktuar muajsh përpara se të provoni përsëri shtatzëninë pas një aborti.

Burim: Dr.Ahmet Payaslı