Barcelona triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Osasunës në ndeshjen e prapambetur në La Liga.
Golat e shënuar nga Ferran Tores, Dani Olmo dhe Robert Lewandowski, i dhanë tre pikë shumë të rëndësishme katalantasve.
Me këtë sukses, Barcelona kryeson e vetme me 63 pikë të grumbulluara.
Megjithatë, nga ndeshja me Osasunën, kishte edhe lajme të këqija për trajnerin Hansi Flick.
Olmo u largua i dëmtuar nga fusha dhe testet e para kanë treguar se nuk bëhet fjalë për dëmtim të rëndë. Megjithatë mesfushori spanjoll, do të jetë jashtë për të paktën dy ose tre javë.
Ai do të mungojë deri në mes të Prillit dhe do të mungojë në ndeshjet kundër Girona (kampionat), Atletico Madrid (Kupa e Mbretit), Betis (kampionat) dhe Dortmund (Champions League).