Edhe pse Apple ende nuk ka filluar lëshimin e detajeve zyrtare rreth celularit të ardhshëm, duket se është gati ta bëjë këtë.New York Times konfirmoi sot se iPhone 8 duket se do të kushtojë më pak se 1,000 dollarë. Çmimi prej 999 dollarë nuk duhet të jetë një çmim i lartë për ata të cilët ia kanë dalë të blejnë një iPhone 7 Plus, i cili kushton 769 dollarë. Dhe me shtimin e veçorive si njohje të fytyrës dhe mbushje me wireless, duket se iPhone 8 ia vlen që të ketë një çmim të tillë. Detaje nga burime brenda Foxconn dhe Apple sugjerojnë se celulari do të ketë një ekran më të madh, një rezolucion më të lartë të ekranit dhe nuk do të ketë më butonin e zakonshëm./Mesazhi/
Apple rekomandon përditësimin urgjent të iPhone në iOS 18.1.1
Mesazhi.com - 0
CVE-2024-44308, përditësimi i parë i lëshuar në iOS 18.1.1 adreson një problem kritik sigurie në JavaScriptCore që mund të çojë në ekzekutimin e kodit...