Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rutte bën thirrje për aleancë më të fortë SHBA-NATO

Rutte bën thirrje për aleancë më të fortë SHBA-NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte nënvizoi rolin kritik të aleancës në përballjen me kërcënimet dhe theksoi rëndësinë e aleancës në mbrojtjen e rajonit Euro-Atlantik dhe atij të Indo-Paqësorit, raporton Anadolu.

Rutte, duke folur me personelin ushtarak dhe zyrtarë në Letoni, ripohoi gjithashtu angazhimin e tij për të forcuar shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s për të adresuar sfidat në rritje të sigurisë.

Shpenzimet e mbrojtjes janë kthyer në fokus pasi ish-presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, kthehet në detyrë. Gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë nga 2017 deri në 2021, Trump kritikonte vendet evropiane se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Anëtarët e NATO-s janë të përkushtuar të shpenzojnë të paktën 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen/

Gjatë takimeve me presidentin leton Edgars Rinkeviss dhe kryeministren Evika Silina, Rutte theksoi rëndësinë e strategjisë së mbrojtjes bashkëpunuese të NATO-s.

Ai vuri në dukje tensionet aktuale globale si dëshmi e një peizazhi kërcënimi gjithnjë e më të ndërlidhur. “NATO është aty jo vetëm për të mbrojtur Evropën dhe SHBA-në, por edhe për të punuar së bashku për t’u siguruar që Indo-Paqësori dhe Trans-Atlantiku të qëndrojnë të sigurta”, tha Rutte, duke theksuar nevojën për një qasje aleate për ‘’u mbrojtur kundër kërcënimeve të përshkallëzuara nga Rusia dhe rrjeti i saj në rritje i aleatëve.

Në fjalimin e tij në stërvitjen shumëkombëshe të brigadave të NATO-s “Luftëtari i vendosur” në bazën ushtarake Adazi, Rutte tërhoqi vëmendjen ndaj kërcënimeve të rritura që vijnë nga “agresioni” rus në Ukrainë, si dhe aleancat e Rusisë me Korenë e Veriut, Kinën dhe Iranin. Ai pretendoi se ushtarët e Koresë së Veriut po ndihmojnë në mënyrë aktive përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë.

Duke theksuar punën e tij të kaluar me Trumpin, Rutte përgëzoi përpjekjet e tij për të nxitur shpenzime më të larta të mbrojtjes së NATO-s. “Ishte Trump ai që nga viti 2016 e tutje na shtynte në këtë pjesë të NATO-s për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen”, tha ai.

“Letonia po shkon deri në 3,5 për qind në shpenzimet e mbrojtjes dhe anëtarët e BE-së dhe NATO-s kanë arritur në 2 për qind, por ne duhet të bëjmë më shumë”, tha ai, duke theksuar nevojën për të “rritur prodhimin e industrisë” për të përmbushur nevojat në zhvillim të NATO-s në dritën e sfidave të vazhdueshme të sigurisë.

Exit mobile version