Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia: Vitin e ardhshëm 9 vende do t’i bashkohen BRICS-it si “shtete...

Rusia: Vitin e ardhshëm 9 vende do t’i bashkohen BRICS-it si “shtete partnere”

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Bjellorusia, Bolivia, Kuba, Indonezia, Kazakistani, Malajzia, Tajlanda, Uganda dhe Uzbekistani do t’i bashkohen BRICS-it si “shtete partnere” në vitin 2025, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme rikujtohet se në Samitin e BRICS-it të mbajtur në Kazan u arrit një marrëveshje për krijimin e statusit të shtetit të përbashkët brenda Unionit.

Sipas kësaj, Bjellorusia, Bolivia, Kuba, Indonezia, Kazakistani, Malajzia, Tajlanda, Uganda dhe Uzbekistani do t’i bashkohen BRICS-it si “shtete partnere” që nga viti 2025, thuhet në deklaratën ku më tej shtohet se ftesë iu dërgua edhe katër vendeve të tjera për të marrë pjesë me të njëjtin status.

Brazili, kryesuesi i radhës në BRICS 2025, do të bëjë njoftimin përkatës nëse katër vendet në fjalë pranojnë.

“Ne planifikojmë të krijojmë bashkëpunim të ngushtë me vendet partnere në mënyrë që ato të marrin pjesë në mënyrë sa më efektive në bashkëpunim në Union”, thuhet në deklaratë.

– BRICS ka vend të rëndësishëm në ekonominë botërore

Shkurtesa “BRIC” e cila fillimisht nuk përfshinte Afrikën e Jugut, hyri në literaturë në vitin 2001 kur ekonomisti britanik Jim O’Neill e përdori atë në një artikull që nënvizonte potencialin e rritjes së Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës.

Krijimi i Unionit daton në vitin 2009 me nismën e Rusisë si një platformë jozyrtare që do të balanconte dominimin global të SHBA-së dhe vendeve perëndimore. Me ftesën e Afrikës së Jugut një vit më vonë, ky union mori emrin e saj aktual BRICS.

BRICS i cili përfshinë themeluesit si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, u zgjerua me anëtarësimin e Egjiptit, Etiopisë, Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me pjesëmarrjen e vendeve të reja, këtë vit BRICS-i e rriti në 9 numrin e përgjithshëm të anëtarëve duke zënë një vend të rëndësishëm në ekonominë botërore.

Exit mobile version