Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia: Ushtria ukrainase sulmoi me dronë centralin bërthamor Zaporizhzhia

Rusia: Ushtria ukrainase sulmoi me dronë centralin bërthamor Zaporizhzhia

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës dje sulmuan me mjete ajrore pa pilot (dronë), centralin bërthamor Zaporizhzhia, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se Ukraina më 5 janar kreu sulme provokuese në centralin bërthamor Zaporizhzhia “për të krijuar kërcënim katastrofik”.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës u përpoqën të sulmonin me 8 mjete ajrore pa pilot të tipit të llojit avion centralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe qytetin Energodar. Të gjithë dronët u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Një nga dronët u rrëzua, shpërtheu dhe mori flakë në çatinë e qendrës stërvitore të centralit. Në central nuk u shënua humbje jete ose dëmtim. Situata e rrezatimit është normale. Personeli i centralit vazhdon të punojë si zakonisht”, thekson ministria ruse.

Përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia i cili kaloi nën kontrollin e ushtrisë ruse në mars 2022, kryhen sulme artilerie dhe me dronë ndërsa Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën lidhur me këto sulme.

Exit mobile version