Rusia: Ukraina mbrëmë sulmoi territorin tonë me 113 dronë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Ukraina ka sulmuar territorin rus me 113 mjete ajrore pa pilot (UAV), transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë ruse lidhur me sulmin thuhet: “Mbrëmë u parandalua përpjekja për sulm terrorist të regjimit të Kievit kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse me UAV të tipit avion”.

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 113 dronë ku 73 u rrëzuan në rajonin Belgorod, 25 në rajonin Voronezh, 14 në rajonin e Kurskut dhe 1 në rajonin Bryansk, thuhet më tej në deklaratë.