Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia sinjalizon se mund të njohë administratën e përkohshme talebane

Rusia sinjalizon se mund të njohë administratën e përkohshme talebane

Zamir Kabulov

I dërguari i posaçëm i Rusisë për Afganistanin, Zamir Kabulov, ka deklaruar se Moska mund të njohë qeverinë e përkohshme talebane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për televizionin shtetëror rus ‘Channel One Russia’, Kabulov tha zv/ministri i Tregtisë i qeverisë së përkohshme talebane do të realizojë një vizitë në Moskë.

Kabulov tha se Afganistani aplikoi në Rusi për blerjen e disa produkteve dhe se presidenti rus, Vladimir Putin, lejoi që gruri të rezervohet për Afganistanin.

Për njohjen e mundshme të qeverisë së përkohshme talebane nga Rusia, Kabulov tha se ekziston një mundësi e tillë dhe se “kushtet e saj u përcaktuan nga presidenti rus dhe ministri i jashtëm”.

Ai po ashtu theksoi se Rusia nuk do të ndjekë SHBA-në dhe vendet e tjera në njohjen e qeverisë së përkohshme talebane, si dhe shtoi se talebanët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Rusinë dhe të punojnë në përputhje me rregullat e pranuara ndërkombëtare. /aa

Exit mobile version