Rusia miratoi një projektligj për anulimin e njohjes së pavarësisë së Lituanisë. Siç raportoi mediumi ukrainas “ZN” të mërkurën, deputeti rus, Yevgeny Fedorov, tha se njohja e Lituanisë shtet është veprim i paligjshëm, pasi “shkel Kushtetutën e Bashkimit Sovjetik”.
Fedorov deklaroi se Lituania nuk kishte pyetur kur ishte shkëputur nga Bashkimi Sovjetik, me ç’rast njohja e saj si shtet, bie ndesh me ligjet ruse.
Me dobësimin e Bashkimit Sovjetik, Lituania, më 18 maj 1989, e shpalli sovranitetin territorial dhe pavarësinë nga kjo bashkësi shtetesh. Lituania është shteti i parë baltik që e deklaroi vazhdimësinë e shtetit dhe e hoqi epitetin “sovjetik” nga emri.
Shkëputja e Lituanisë pasoi me largime të tjera, ndërsa Bashkimi Sovjetik e refuzoi, nën arsyetimin se nuk u mor leje për largim. /koha