Pavarësisht sanksioneve të ashpra të OKB-së, të miratuara edhe nga Rusia, shteti rus megjithatë ka furnizuar me naftë në mënyrë kontrabandë Korenë e Veriut.
Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se Rusia që gëzon të drejtën e vetos në OKB dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë, ka shkelur sanksionet e Këshillit të Sigurimit.
Transferimet në tetor dhe nëntor tregojnë se kontrabanda nga Rusia në Korenë e Veriut ka evoluar në ngarkimin e ngarkesave në det pasi Reuters raportoi në shtator se anijet e Koresë së Veriut lundronin drejtpërdrejt nga Rusia në atdheun e tyre.
Një burim tha se anijet ruse kanë bërë transferimin e naftës dhe nënproduktet e tij drejt anijeve të Koresë së Veriut në shkelje të sanksioneve.
Një burim i dytë, i cili në mënyrë të pavarur konfirmoi ekzistencën e tregtisë së karburantit rus me anije drejt Koresë së Veriut, tha se nuk kishte dëshmi të përfshirjes së shtetit rus në transferimet e fundit.
“Nuk ka dëshmi se kjo mbështetet nga shteti rus, por këto anije ruse po japin një litar shpëtimi për koreanët e veriut”, tha burimi i dytë evropian i sigurisë.
Të dy burimet e sigurisë përmendën imazhet detare të zbulimit dhe satelitët e anijeve që veprojnë jashtë porteve ruse të Lindjes së Largët në Paqësor, por nuk pranuan të zbulonin detaje të mëtejshme për Reuters, duke thënë se çështje konsiderohet si material ie klasifikuar.
Ministria e Jashtme e Rusisë dhe Shërbimi Doganor rus refuzuan të komentojnë kur u pyetën të mërkurën nëse anijet ruse kishin furnizuar karburant për anijet e Koresë së Veriut. Pronari i një anijeje të akuzuar për kontrabandë të naftës në Korenë e Veriut mohoi ndonjë aktivitet të tillë.
Departamenti i Shtetit i SHBA, në një deklaratë, i bëri thirrje Rusisë dhe anëtarëve të tjerë të OKB-së të “zbatojnë në mënyrë rigoroze” sanksionet mbi Korenë e Veriut dhe të punojnë “më ngushtë për të mbyllur aktivitetet e ndaluara nga OKB, përfshirë transferimin e anijeve në anije të naftës së rafinuar dhe transportin e kromit nga Koreja e Veriut”./Ora News.