Rusia regjistron rekord të ri të viktimave nga koronavirusi

Për herë të katërt brenda dhjetë ditëve, Rusia regjistroi të shtunën një numër rekord të viktimave ditore nga koronavirusi, pasi 752 njerëz vdiqën gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e vdekjeve në 142.253, transmeton Anadolu Agency (AA).

Infeksionet ditore mbeten të larta gjithashtu, me 25.082 persona që rezultuan pozitiv me COVID-19 që nga e premtja, duke çuar numrin e përgjithshëm në 5,75 milionë dhe rastet aktive në 433.210, tha task-forca e emergjencës së koronavirusit.

Gjatë së njëjtës periudhë, numri i të shëruarve u rrit me 17.750, duke arritur në 5,18 milionë, shtohet më tej.

Situata në kryeqytetin Moskë mbetet e tensionuar. Qyteti ende përbën pothuajse gjysmën e numrit të rasteve të vendit, me 5.694 infeksione të reja, duke e rritur numrin e rasteve aktive në 178.524.

Numri i të shëruarve në Moskë u rrit me 7.035 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ai i viktimave me 108.

Në qershor, zyrtarët në disa rajone ruse, duke përfshirë Moskën dhe zonat e saj përreth Moskës, urdhëruan vaksinimin e detyrueshëm të disa kategorive të punonjësve, duke futur dënime për mosrespektim.

Masa shtesë u paralajmëruan në Moskë, duke përfshirë kufizimet për të vizituar restorante, vende argëtimi dhe vende sportive.

Më shumë masa u prezantuan në kryeqytet në korrik për të ndaluar rritjen, duke përfshirë izolimin e detyrueshëm dhe testet PCR për njerëzit që vuajnë nga simptoma të ngjashme me gripin për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit.

Zyrtarët po përgatisin aftësitë rezervë për pacientët me COVID-19 për të parandaluar çdo krizë në sistemin e kujdesit shëndetësor, kurse masat mbyllëse shihen si mjeti i fundit dhe do të futen vetëm nëse përpjekjet e tjera nuk funksionojnë. /aa