Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia publikon fotografi satelitore. Cfarë po ndodhë mes ISIS dhe SHBA-ve?

Rusia publikon fotografi satelitore. Cfarë po ndodhë mes ISIS dhe SHBA-ve?

Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse ka publikuar fotografitë ku ata pretendojnë se ka pasur mjete të Forcave Speciale të SH.BA-ve në zonat e kontrolluara nga organizata terroriste ISIS. Sipas këtyre pamjeve të fotografura, automjetet e udhëheqësit të koalicionit anti-isis janë gjetur në fshatin verior të Deir ez-Zor, në Lindje te Sirisë.

Në një deklaratë në llogarinë zyrtare në Facebook, Ministria e Mbrojtjes tha se Forcat e Posaçme të Operacioneve të SHBA u mundësojnë njësive të Forcave Demokratike të Sirisë të përparojnë normalisht nëpër vendet përgjatë bregut të majtë të Eufratit pa u përballur me ndonjë rezistencë. Lajmin e bën të ditur Middle East Monitor.

Ministria gjithashtu shpjegoi se fotografitë ajrore të marra gjatë datave 8 deri më 12 shtator, në lokacionet e ISIS-it janë parë një numër i madh automjetesh amerikane Hummer, të cilat janë të stacionuara në vendet ku ISIS-i kontrollon.

Ministria theksoi se “nuk ka prova për sulme, luftë apo ndonjë koalicion të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër këtyre bastioneve të ISIS, dhe nuk kishte asnjë patrullë ushtarake.

Ministria ruse e mbrojtjes shtoi se “kjo tregon se trupat amerikane ndjehen të sigurt në rajonet e kontrolluara terroriste.

Duhet të theksohet se këto nuk janë të parat akuza që Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse i drejtoi kundër ushtrisë amerikane në Siri. Pak ditë më parë, Moska e kishte quajtur Uashingtonin si përgjegjës për mbështetjen e një sulmi nga Hayat Tahrir al-Sham (më parë Al-Nusra Front) në vendet e regjimit sirian në fshatrat Hama pranë kufijve me Idlib. /MESAZHI/

Exit mobile version