Rusia sot pretendoi se ka rrëzuar mbi 30 dronë të nisur nga Ukraina gjatë natës mbi rajone të shumta të vendit, transmeton Anadolu.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se mbrojtja ajrore e vendit ka rrëzuar 28 dronë mbi rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën.
Ajo shtoi se dy dronë u rrëzuan mbi rajonet Smolensk dhe Lipetsk.
Në deklaratë gjithashtu pretendohet se një dron u rrëzua mbi rajonin Tula, kryeqyteti administrativ i të cilit ndodhet rreth 185 kilometra në jug të kryeqytetit Moskë.
Autoritetet lokale nga rajonet Bryansk, Smolensk, Lipetsk dhe Tula nuk raportuan viktima apo dëme nga sulmet.