Rusia pretendon se ka rrëzuar mbi 30 dronë ukrainas mbi rajone të shumta

Rusia sot pretendoi se ka rrëzuar mbi 30 dronë të nisur nga Ukraina gjatë natës mbi rajone të shumta të vendit, transmeton Anadolu.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se mbrojtja ajrore e vendit ka rrëzuar 28 dronë mbi rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën.

Ajo shtoi se dy dronë u rrëzuan mbi rajonet Smolensk dhe Lipetsk.

Në deklaratë gjithashtu pretendohet se një dron u rrëzua mbi rajonin Tula, kryeqyteti administrativ i të cilit ndodhet rreth 185 kilometra në jug të kryeqytetit Moskë.

Autoritetet lokale nga rajonet Bryansk, Smolensk, Lipetsk dhe Tula nuk raportuan viktima apo dëme nga sulmet.