Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e vendbanimit ukrainas Rozdolivka

Grupi Jugor i Forcave të ushtrisë ruse ka marrë nën kontroll vendbanimin Rozdolivka në rajonin e Donetskut, tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.

“Njësitë e Grupit Jugor të Forcave çliruan vendbanimin Rozdolivka të Republikës Popullore të Donetskut dhe zunë pozicione më të favorshme”, tha ministria në një deklaratë.

Ajo pretendoi se fuqia punëtore dhe pajisjet e tri brigadave të mekanizuara, dy ajrore dhe dy sulmuese ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës janë shkatërruar në betejë.

Sipas ministrisë, që nga fillimi i “operacionit special ushtarak” në shkurt 2022, janë shkatërruar gjithsej 615 avionë, 276 helikopterë, 26.777 mjete ajrore pa pilot, 533 sisteme raketore kundërajrore, 16.446 tanke dhe mjete të tjera të blinduara luftarake, 1.357 raketahedhës të shumëfishtë, 11.020 artileri fushore dhe mortaja, si dhe 23.049 automjete ushtarake.