Rusia pretendon se forcat e saj kanë pushtuar qytetin Kurakhove, një bastion kyç ukrainas dhe qendër furnizimi në rajonin e Donetskut, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në një deklaratë tha se vendbanimi mbrohej nga rreth 15 mijë trupa ukrainase.
“Çlirimi i qytetit Kurakhove e privoi regjimin e Kievit nga mundësia për të bombarduar popullsinë civile në Donetsk me sisteme artilerie. Vendosja e kontrollit mbi qytetin Kurakhove pengoi ndjeshëm mbështetjen logjistike dhe teknike të grupimit të forcave të armatosura të Ukrainës në drejtimin e Donetskut”, tha ministria.
Në njoftim thuhet se ushtria ruse do të përshpejtojë avancimin e saj në lindje të Ukrainës pas rënies së qytetit Kurakhove.
Ukraina nuk ka komentuar ende lidhur me pretendimet ruse ndërsa verifikimi i pavarur mbetet sfidues për shkak të konfliktit në vazhdim.