Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia përgjegjëse për sulmin në portin e Ukrainës, një ditë pas marrëveshjes...

Rusia përgjegjëse për sulmin në portin e Ukrainës, një ditë pas marrëveshjes për grurin

Pasi u raportua për disa shpërthime në portin jugor të Ukrainës, Odessa, tani është e qartë se prapa tyre qëndrojnë forcat ruse, shkruan CNN.

Sulmet me raketa ruse që goditën portin e Odessas vijnë vetëm një ditë pas marrëveshjes mes Ukrainës dhe Rusisë që do të lejonte rifillimin e eksportit të grurit nga Deti i Zi.

Serhi Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të Odessas, ka thënë se dy raketa goditën infrastrukturën e portit dhe dy u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Të paktën gjashtë shpërthime u dëgjuan në Odesa, sipas anëtarit të parlamentit ukrainas Oleksiy Goncharenko.

Marrëveshja e së premtes premtoi të zhbllokojë portet në Detin e Zi për të lejuar kalimin e sigurt të grurit dhe farave vajore – disa nga eksportet më të rëndësishëm të Ukrainës.

Rusia deri më tani ka bllokuar qasjen detare në ato porte, që do të thotë se miliona tonë drithë ukrainas nuk janë eksportuar në shumë vende që mbështeten në të. /koha

Exit mobile version