Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia përballet me vërshime

Rusia përballet me vërshime

Për shkak të shirave, që kanë shkaktuar vërshime në jug të Rusisë, mbi 1.500 persona janë detyruar që të evakuohen, thanë zyrtarët më 14 gusht.

Autoritetet në rajonin Krasnodar thanë se mbi 1.400 shtëpi janë vërshuar pas stuhive dhe shirave të rrëmbyeshëm që goditën rajonin këtë javë. Rreth 108.000 banorë në 11 vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas shërbimeve emergjente, në total 1.531 persona janë evakuuar. Qyteti Anapa në Detin e Zi është vendi më i goditur nga vërshimet.

Zyrtarët e emergjencave kanë paralajmëruar se mot me shi do të ketë edhe në dy ditët e ardhshme.

Përgjatë Detit të Zi dhe në jug, në Turqi, ka pasur vërshime. Në Turqi të paktën 44 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve.

Exit mobile version