Autoritet shëndetësor rus njoftoi se nuk është raportuar asnjë vdekje pas vaksinimit me vaksina ruse dhe ato nuk japin më shumë se 0.1% efekte anësore.
“Ne jemi duke monitoruar vazhdimisht sigurinë e vaksinave Covid-19. Që nga fillimi, nuk kemi regjistruar një rast të vetëm të vdekjes që rezulton nga përdorimi i vaksinave ruse të koronavirusit, ndërsa frekuenca e efekteve anësore nuk kalon 0.1%,” tha kreu i Roszdravnadzor Alla Samoilova.
Samoilova vuri në dukje se ekspertët po hetojnë në detaje çdo rast të reaksioneve anësore që ndodhin pas vaksinimit.