Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia ndërhyn në Ukrainë, kërkon të ndikojë në zgjedhjet presidenciale

Rusia ndërhyn në Ukrainë, kërkon të ndikojë në zgjedhjet presidenciale

Rusia po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Ukrainë, duke nxitur ndarjet dhe amplifikuar ngjarjet negative; ky është përfundimi në të cilin kanë dalë disa analistë që monitorojnë propagandën e Kremlinit rreth votimeve të 31 marsit.

Raundi i parë, me 39 kandidatë në fletëvotim, mbahet të dielën, ndërsa i dyti, tre javë më vonë. Në këto zgjedhje nuk merr pjesë asnjë kandidat pro-rus, e kjo i ka shtyrë vëzhguesit të kontrollojnë me kujdes nëse Kremlini ka përdorur mjetet sociale dhe ndikimin e fshehtë në mediet ukrainase për të penguar procesin.

Që prej revolucionit te 2014, kursi i Ukrainës është kthyer qartazi ndaj perëndimit, e Kievi synon sot anëtarësimin nË BE- e NATO, por kjo nuk e ka zmbrapsur Moskën nga përpjekjet  e veta për ndërhyrje dhe zgjedhjet. “Ajo i sheh si hallkë të rëndësishme në një seri betejash strategjike”, thotë analisti Vladislav Inozemtsev, drejtor i Qendrës së Moskës për Studimet Post-Industriale, i cituar nga VOA.

Ukraina ka hequr shumë kanale televizive ruse dhe figura politike të lidhura me Kremlinin si dhe ka bllokuar faqe propagande pro-Moskës në internet apo në mediet sociale.  Megjithatë Kremlini ka kërkuar mënyra të reja ndikimi , duke përfshirë Facebook-un si një nga platformat, e duke tentuar të ndikoje edhe mbi mediet ukrainase./tch

Exit mobile version