Rusia ndalon gërmimin e kriptomonedhave në disa rajone për shkak të konsumit të lartë

Ndalimi në Rusi hyn në fuqi prej datës 1 Janar 2025 deri më 15 Mars 2031. Këshilli i Ministrave në Rusi gjithashtu deklaroi se ndalime të tjera mund të implementohen në rajone të caktuara gjatë periudhave të pikut.

Qeveria Ruse tha se ka ndaluar gërmimin e kriptomonedhave në 10 rajone për një periudhë 6-vjeçare sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Rusia thotë se arsyeja e këtij ndalimi është konsumi i lartë i energjisë nga industria në fjalë. Kriptomonedhat në veçanti janë të uritura për energji ndërsa operacionet e gërmimit përbëjnë 2.5 përqind të konsumit në SHBA.

Ndalimi në Rusi hyn në fuqi prej datës 1 Janar 2025 deri më 15 Mars 2031. Këshilli i Ministrave në Rusi gjithashtu deklaroi se ndalime të tjera mund të implementohen në rajone të caktuara gjatë periudhave të pikut.

Në të njëjtën kohë mund të ndodhë e kundërta. Ndalimi mund të hiqet përkohësisht ose të ndryshohet në rajone të caktuara nëse komisionet shtetërore ekzaminojnë ndryshime në kërkesën për energji.

Gërmimi i kriptomonedhave është një aktivitet i bërë i ligjshëm në Rusi vetëm prej 1 Nëntorit. Gërmuesit duhet të regjistrohen pranë Ministrisë së Zhvillimit Dixhital ndërsa limitet e konsumit prej tyre monitorohen në mënyrë të rregullt.

Rusia nuk është vendi i vetëm që ndalon praktikën. Kosova bëri të njëjtën gjë në 2022 për të ruajtur furnizimin e energji gjatë një periudhe krize. Angola gjithashtu bëri të njëjtën gjë në Prill të 2024. Disa vende Europiane si Islanda dhe Norvegjia kanë filluar të rregullojnë industrinë.