Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia mohon përgjegjësinë për sulmin në portin e Odesës

Rusia mohon përgjegjësinë për sulmin në portin e Odesës

Rusia ka hedhur poshtë përgjegjësinë për sulmin me raketa në portin e qytetit ukrainas të Odesës, sipas Turqisë.

“Turqia ka qenë në kontakt me Ukrainën dhe Rusinë dhe Moska garantoi se nuk kishte të bënte me sulmin dhe dëshironte të hetonte incidentin”, njoftoi sot ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për bombardimin e portit të Odesës. Sipas burimeve ushtarake ukrainase, dy raketa ruse u kapën nga mbrojtja ajrore dhe dy të tjera goditën portin tregtar.

Akar vazhdoi duke thënë se përfaqësuesit e OKB-së, Ukrainës dhe Rusisë po diskutojnë me Turqinë krijimin e një qendre të përbashkët koordinimi. Krijimi i një qendre të tillë në Stamboll për të monitoruar eksportet e grurit u ra dakord të premten.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje të premten në Stamboll, në prani të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Guterres, për të lejuar rifillimin e eksportit të grurit ukrainas. /atsh

Exit mobile version