Rusia mandaton kërkesa gjuhësore për fëmijët emigrantë në shkolla

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që kufizon regjistrimin e fëmijëve emigrantë në shkolla, përveç nëse ata demonstrojnë aftësi në gjuhën ruse, transmeton Anadolu.

Sipas legjislacionit të ri, shtetasit e huaj po ashtu mund të regjistrohen në programet bazë të arsimit të përgjithshëm vetëm nëse ofrojnë dokumentacion që konfirmon qëndrimin e tyre të ligjshëm në Federatën Ruse.

Përveç kësaj, ata duhet të kalojnë një test të aftësisë së gjuhës ruse për të ndjekur programet arsimore në nivelet fillore, bazë dhe të mesme.

Qeveria ruse ka siguruar që provimi i gjuhës do të jetë i disponueshëm pa pagesë në institucionet arsimore shtetërore ose komunale. Megjithatë, ata që dështojnë në test nuk do të lejohen të regjistrohen në këto programe.

Sipas ligjit, Ministria e Arsimit do të përcaktojë procedurat për administrimin e testit.