Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia kërkon ndalimin e “Dëshmitarëve të Jehovait”

Rusia kërkon ndalimin e “Dëshmitarëve të Jehovait”

Ministria ruse e Drejtësisë ka bërë thirrje për ndalimin e “Dëshmitarëve të Jehovait”, një lëvizje e krishterë që bën presion per konvertim, dhe refuzon shërbimin ushtarak.

Ministria i ka kërkuar Gjykatës Supreme të Rusisë të mbyllë selinë e grupit dhe të ndalojë 175 mijë pjesëtarët rusë të saj që shpërndajnë “literaturë ekstremiste”.

Një zëdhënës i grupit e ka quajtur propozimin si “persekutim që po u bëhet besimtarëve vetëm sepse manifestojnë besimin e tyre fetar”.

Disa rajone ruse i kanë mbyllur tashmë disa degë të “Dëshmitarëve të Jehovait”. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, aktivitetet e kësaj lëvizjeje “shkelin ligjet e Rusisë që luftojnë ekstremizmin”.

Autoritetet kundërshtojnë pamfletet që gjykohen se nxisin urrejtjen ndaj grupeve të tjera fetare, kryesisht për shkak të shpalljes së “Dëshmitarëve të Jehovait” si pasuesit e vetëm të besimit “të vërtetë”.

Njëra prej tyre madje citon novelistin Leo Tolstoy, që e përshkruan doktrinën e Kishës Ortodokse Ruse si paragjykuese dhe magji.

Grupi është regjistruar në Rusi në vitin 1991. Ndërkohë, edhe në të kaluarën, mijëra “Dëshmitarë të Jehovait” janë deportuar për në Siberi gjatë mbretërimit të terrorit 30-vjeçar të Joseph Stalin. Në atë kohë, edhe grupe të tjera të krishtera ishin persekutuar.

Exit mobile version