Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia furnizon Armeninë me armë

Rusia furnizon Armeninë me armë

Armen Grigoryan

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Armenisë, Armen Grigoryan tha se ata duan që të rinovojnë të gjithë ushtrinë e Armenisë, duke shtuar se që nga nëntori 2020 kanë marrë nga Rusia për të modernizuar arsenalin.

Në reportazhin e tij për televizionin publik të Armenisë Grigoryan bëri deklarata për armatimin që ka dërguar Rusia në vendin e tij.

Qeveria armene synon që ta përfundojë sa më shpejt procesin e “rinovimit” të ushtrisë së vendit,- shtoi ai.

“Qeveria e Armenisë do që ta rinovojë të gjithë ushtrinë. Duke filluar nga nëntori 2020, ne kemi marrë armë për të modernizuar dhe rinovuar arsenalin tonë, dhe ky proces ka qenë i vazhdueshëm. Qeveria armene synon ta modernizojë plotësisht ushtrinë dhe kjo detyrë do të përmbushet sa më shpejt që të jetë e mundur”,- tha Grigoryan për televizionin publik armen.

Këtë javë, qeveria armene publikoi një program që përcakton një qëllim për të modernizuar armët. Erevani synon të zgjerojë bashkëpunimin me Moskën për këtë program.

Programi synon “rritjen e potencialit ushtarak të forcave (sistemeve) të përbashkëta dhe sigurimin e ndërveprimit maksimal midis forcave të armatosura të dy vendeve”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës së Rusisë, Maria Zaharova në një deklaratë që kishte bërë më 19 gusht kishte thënë se “Dërgimi i armatimit jashtë shtetit është një e drejtë sovrane e Rusisë. Pala ruse merr në konsideratë nevojën për të ruajtur ekuilibrin e fuqisë në rajon.”

Më 27 shtator 2020 ushtria e Azerbajxhanit kishte filluar një operacion për çlirimin e Karabakut Malor dhe rajoneve përreth nga pushtimi i Armenisë dhe në luftën, që përfundoi më 10 nëntor 2020, Azerbajxhani jo vetëm që çliroi nga pushtimi të gjitha tokat e tij, por i dha një goditje të rëndë ushtrisë armene.

Sipas një studimi të Universitetit Shtetëror Ekonomik të Azerbajxhanit (UNEC) vlera e armatimit që humbi Armenia në këtë luftë llogaritet në 4,8 miliardë dollarë. /trt

Exit mobile version