Rusia fillon tërheqjen nga Siria

Rusia ka filluar të tërheqë forcat e saj ushtarake nga Siria. Kështu ka thënë kreu i shtabit të përgjithshëm të Rusisë Valery Gerasimov. Ai tha se avionët dhe luftanije shoqërues edo të kthehen nga porti sirian Tartous në Murmansk, njofton The Independent.

“Në përputhje me vendimin e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Presidenti Vladimir Putin, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes ruse ka filluar të reduktojë forcat e armatosura në Siri,” citoi deklaratën e Gerasimov agjencia e lajmeve TASS.
Putin tha se Rusia kishte rënë dakord për të reduktuar vendosjen e saj ushtarake në Siri nën kushtet e marrëveshjes së 30 dhjetorit, kur u arrit armëpushim ndërmjet grupeve siriane të opozitës dhe regjimit sirian.

Fuqia ushtarake ruse po e mbështeste regjimin e Bashar al-Assad të rimarrë kontrollin e Alepos, i cili u pushtua nga forcat kryengritëse muajin e kaluar. Gjatë rimarrjes së Halepit, forcat e regjimit në bashkëpunim me forcat ruse kryen masakra ndaj popullatës civile. Ka pasur lëvizje të OKB-së që kanë kërkuar që Rusia të dënohet për krime lufte ndaj popullatës civile në Siri. /MESAZHI/