Rusia regjistroi më 11 tetor numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar.
Task-forca për pandeminë tha se 973 persona vdiqën brenda 24 orësh.
Ishte kjo dita e gjashtë me radhë me mbi 900 vdekje nga koronaviursi.
Në total, Rusia ka humbur 218,345 persona nga sëmundja.
Task-forca ruse tha se, më 11 tetor, ka konfirmuar edhe 28,190 raste të reja të të infektuarve.
Autoritetet ruse fajësojnë normat e ulëta të vaksinimit për situatën.
Vetëm 29 për qind e rusëve janë plotësisht të vaksinuar, tha javën e kaluar Tatyana Golikova, zëvendëskryeministre e Rusisë, e cila mbikëqyr politikën shëndetësore. /rel