Rusia e “gatshme” të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe se ka kontakte me të gjitha palët e shqetësuara, transmeton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në Moskë lidhur me raportet në media që pretendojnë se Izraeli ka kërkuar nga Rusia të shërbejë si një ndërmjetës në kontaktet me Hezbollahun, Peskov citoi presidentin Vladimir Putin, i cili më herët tha se Moska “mbetet në kontakt me të gjitha palët përkatëse”.

“Dhe, sigurisht, nëse përpjekjet tona mund të jenë efektive diku, atëherë Rusia do të jetë e gatshme t’i bëjë ato”, tha Peskov.

Izraeli, i cili ka vrarë të paktën 43 mijë palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit të kaluar, zgjeroi konfliktin në Liban në fund të muajit shtator.

Duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, Peskov tha se deklaratat nga kandidati republikan presidencial, Donald Trump, për shkatërrimin e gazsjellësit ‘Rrjedhës Veriore 2’, si dhe për domosdoshmërinë për “të ndarë Rusinë dhe Kinën” janë “të pakuptueshme”.

Më herët, gjatë një interviste me gazetarin Tucker Carlson, Trump mohoi pretendimet e demokratëve se ai ka lidhje me Rusinë, duke përsëritur se ai bllokoi ndërtimin e gazsjellësit së ‘Rrjedhës Veriore 2’.

“Karakteristika kryesore e bashkëpunimit tonë me Kinën është se ajo nuk është e drejtuar kundër vendeve të treta, ajo synon vetëm interesat e popujve të dy vendeve tona”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit mbështeti padinë e Dialogut të Organizatës Autonome Jofitimprurëse Ruse kundër Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), duke theksuar se nuk ka shumë shpresë për qëndrim të paanshëm nga ana e gjykatave amerikane.

“Të drejtat duhet të mbrohen me të gjitha mjetet ligjore, por mund të supozohet me një shkallë të lartë besimi se në raste të tilla, gjykatat amerikane do të fillojnë menjëherë të humbasin paanshmërinë, ekuilibrin dhe drejtësinë e tyre. Ata do t’i harrojnë këto parime. Prandaj nuk ka shpresa të mëdha për mundësinë e një shqyrtimi vërtet të paanshëm të rasteve të tilla në gjykatat amerikane”, tha ai.

Duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, zyrtari rus hodhi poshtë akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë.

“Ne hedhim poshtë me forcë çdo akuzë se ne disi ndërhyjmë në këtë, ne nuk po e bëjmë këtë”, theksoi Peskov.

Më 20 tetor, moldavët u drejtuan në qendrat e votimit për të votuar në zgjedhjet presidenciale, në të cilat presidentja aktuale, Maia Sandu, e konsideruar si pro-perëndimore, kërkoi një mandat të dytë në detyrë. Sandu mori pak më pak se 50 për qind të votave, duke i hapur rrugën një raundi të dytë më 3 nëntor.