Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe mbreti Salman i Arabisë Saudite, aletat tradicional i Uashingtonit, vulosën sot afrimin e tyre, duke nënshkruar marrëveshje të rëndësishme ushtarake dhe energjetike me rastin e vizitës së parë të sovranit saudit në Rusi.
Shpallja e një kontrate që i hap rrugën Riadit për blerjen e sistemeve të mbrojtjes antiajrore S400 nën mbikëqyrjen e Kremlinit, përbën një marrëveshje prej disa miliradë dollarësh dhe shënon një moment kulmor mes dialogut disa mujor mes dy vendeve por simbolizon gjithashtu rolin në rritje që luan Moska në lindje të Mesme.
Rreth 15 marrëveshje që përfaqësojnë miliarda dollarë sipas presidentit të fondit rus të investimeve direkte, Kiril Dmitriev, u firmosën gjatë kësaj vizite.
Këto kontrata i hapi gjithashtu rrugën transferimit të teknologjive duke mundësuar prodhimin e sistemeve S-400 në Arabi Saudite, përcjell Atsh.
Dy marrëveshje të tjera parashikojnë kryesisht krijimin e dy fondeve të përbashkëta investimesh në fushën energjetike dhe atë të teknologjive të larta./Mesazhi/