Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia dhe SHBA “përplasen” për Sirinë

Rusia dhe SHBA “përplasen” për Sirinë

Rusia është përplasur me vendet perëndimore lidhur me një raport i cili e fajëson regjimin Sirian për sulme të mëdha kimike, ndërsa Moska po i quan si “të shpikura” këto pretendime.

Në anën tjetër janë SHBA-të ato që kanë drejtuar gishtin kah regjimi i Bashar Al Assad për vrasjen e qindra civilëve përmes përdorimit të armëve kimike të ndaluara ndërkombëtarisht.

Debati i mbajtur në Këshillin e Sigurimit ka reflektuar dallimet e mëdha mes Rusisë – aleatit kryesor të regjimit, dhe vendeve perëndimore që kanë mbështetur kundërshtarët e Assadit.

Por ky debat poashtu ngre pyetje serioze rreth asaj nëse mandati i ekspertëve që inicuan raportet do të rivendoset – dhe nëse ndokush në Siri do të shpallet përgjegjës për përdorimin e armëve kimike që janë të ndaluara me ligje ndërkonbëtare. Afati i ekspertëve hetues mbaron më 14 nëntor. /MESAZHI/

Exit mobile version