Rusia ka intensifikuar përgjigjen e saj ndaj sulmit ajror të SHBA-ve, mbi Siri, duke dërguar një anije luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.
Fregata “Admiral Grigorovich”, e Putinit, la sot portin e Sevastopolit, në Krime, për t’u vendosur përballë dy anijeve shkatërruese amerikane, USS Porter dhe USS Ross, nga ku nisi sulmi ajror amerikan.
Fregata 4000 tonëshe është e pajisur me raketa potencialisht vdekjeprurëse dhe i është drejtuar portit sirian “Tartus”, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Ministria e Jashtëme ruse e quajti një “qasje të papërgjegjëshme”, sulmin amerikan mbi Siri.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të mos e kuptojnë faktin se trupat qeveritare siriane nuk kanë përdorur armët kimike atje. Damasku, thjesht nuk i ka këto armë kimike, siç është konfirmuar nga një numër i madh ekspertështë kualifikuar. Është e qartë se sulmi amerikan ishte i përgatitur paraprakisht dhe se ngjarja me armët kimike shërbeu vetëm si pretekst për një shfaqje të forcës”, u tha nga Ministria e Jashtëme Ruse.
Si rrjedhojë e tensionit në rritje, Rusia ka pezulluar komunikimin me SHBA-të, nga një linjë telefonike e specializuar ushtarake, e projektuar për të parandaluar konfliktin midis dy superfuqive, pas sulmeve ajrore ne Siri.
Kjo linjë telefonike, e quajtur “deconfliction line”, ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, ka qenë e përshkruar si e papërsosur, por thelbësore në kohën e tensioneve.
Në këtë linjë, një kolonel amerikan rusisht-folës, mban kontakte me homologët rusë në Siri dhe pikërisht nëpërmjet kësaj linje, SHBA njoftoi Rusinë për sulmet e pashmangshme të së premtes në mëngjes mbi Siri.
Kjo linjë telefonike shqërben edhe si një kanal i sigurimit të fluturimeve.