Rusia ka përdorur edhe njëherë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit pranë OKB për të bllokuar një rezolutë e cila parashikonte vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad në lidhje me çështjen e përdorimit të armëve kimike, duke pretenduar se drafti që u propozua nuk bazohej në fakte të vërtetuara.
Rezoluta u paraqit nga ambasadorët e SHBA, Britanisë dhe Francës, të cilat akuzuan qeverinë siriane në lidhje me incidentin me përmasa tragjike, duke shtuar ky është një rast i përsëritur disa herë.
Ambasadorja amerikane në Këshillin e Sigurimit, Niki Hejli, tha se me votën kundër rezolutës OKB dështoi edhe njëherë që të ndërmarrë veprime kolektive kundër padrejtësive.
Nga ana tjetër, përveç qëndrimit në Këshillin e Sigurimit, Rusia reagoi edhe përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. Ajo u shpreh se përfaqësuesi i Moskës në OKB nuk mund të pranonte një draft-rezolutë që kishte natyrë krejtësisht anti-siriane dhe që nuk bazohej në prova konkrete.
Listës së personave që e dënuan ngjarjen në Siri ju shtua edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili gjatë pritjes së Mbretit Abdullah të Jordanisë, tha se kishte e ndjekur më vemendje atë që ndodhi dhe se bëhej fjalë për diçka të tmerrshme.