Drejtuesi ekzekutiv i Rostec, kompanisë shtetërore të industrisë së mbrojtjes së Rusisë, Sergey Çemezov, ka theksuar se janë drejt fundit bisedimet teknike të Rusisë me Turqinë për sistemin S-400, dhe se aktualisht po bisedojnë për çështjet në lidhje me financimin e S-400.
Rusia është e gatshëm të prodhojnë së bashku sistemet S-400, por se para kësaj çështjeje ka disa pengesa. Ai ka shtuar më tej se “Në Turqi ka mangësi në çështjen e ekspertëve të kësaj fushe dhe për bazën ku mund të bëhet i gjithë ky prodhim. Për arsyen se ju nuk keni patur ndonjëherë më parë një prodhim të tillë kjo iniciativë nuk do të jetë shumë fitimprurëse.
Çemezov ka rikujtuar se Turqia mund të kryejë montimin e avionëve të saj dhe ka shprehur se “Si rezultat i të gjitha këtyre zhvillimeve mund të krijojmë gjëra të reja dhe moderne”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se më parë nuk i kanë prodhuar jashtë vendit sistemet S-400, “Por asgjë nuk është e pamundur”.