Të paktën pesë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një autobus i bashkisë hyri me shpejtësi në dalje të një kalimi nëntokësor në perëndim të Moskës.
“Informacionet aktuale njoftojnë për pesë të vdekur”, theksoi një zyrtar i policisë rrugore të Moskës, Artiom Kolesnikov.
Sipas një bilanci të mëparshëm bëhej fjalë për katër të vdekur dhe 15 të plagosur.
“Drejtuesi i automjetit u arrestua”, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.
Imazhet e publikuara nga televizioni rus tregojnë autobusin e përplasur me shkallët zbritëse të kalimit nëntokësor duke goditur disa persona.
“Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergueï Sobianine shprehu ngushëllime për të afërmit e viktimave”, në një mesazh në rrjetin social Twitter./ata/