Në Rusi me 791 vdekje gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), duke e rritur numrin e viktimave në mbi 146 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se me 25.293 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 5.882.295 ndërsa me 21.493 të shëruar nga virusi numri i të shëruarve arriti në 5.278.976.
Me 791 vdekje gjatë 24 orëve të fundit në vend është shënuar shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, duke e rritur numrin e viktimave në 146.069.
Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.237 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 1.448.835 ndërsa me 101 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 24.068.
Dje në të gjithë vendin u regjistruan 23.827 raste dhe 786 vdekje. /aa