Numri i të vdekurve nga të shtënat në sallën e koncerteve në qytetin Krasnogorsk në rajonin e Moskës është rritur në të paktën 137, transmeton Anadolu.
Komiteti Hetues i Rusisë njoftoi se trupat e 137 personave janë gjetur në vendin e “sulmit terrorist”, tre prej të cilëve janë fëmijë.
“Vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes. Deri më tani janë identifikuar 62 trupa. Për viktimat e mbetura po kryhen ekzaminime gjenetike për të përcaktuar identitetin e tyre”, njoftoi Komiteti Hetues.
Organi hetues gjithashtu tha se nga vendi i ngjarjes u konfiskuan katër komplete municionesh luftarake, më shumë se 500 gëzhoja dhe 28 karikatorë, si dhe dy automatikë kallashnikov.
Më herët, selia e Moskës e Ministrisë së Shëndetësisë përditësoi listën e saj të personave të plagosur nga sulmi në sallën e koncerteve në 154, të cilët janë të shtruar në institucione mjekësore.